
Sopranoja Ermonela Jaho fitoi Çmimin Ndërkombëtar të Operas, për intepretimin e saj në operën “Sour Angelica” të Puçinit.
Çmimet Ndërkombëtare të Operës jepen që prej vitit 2015, nga Fondacioni britanik i Çmimeve të Operas. Fituesit vendosen me anë të votimit të publikut.
Ceremonia e shpalljes së çmimeve të këtij vitit u zhvillua dje në Teatrin Savoy në Londër.