Partia Demokratike akuzoi sot kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri se nuk po monitorojnë parcelat e drogës, pasi ata janë të lidhur me bandat e trafikimit të saj.
Deputeti Flamur Noka tha se nuk ka marrë përgjigje nga Kryeministri Rama për kërkesën e tij për të fotografuar mbjelljen e kanabisit në gjithë vendin.
“Avionët e monitorimit nuk vijnë, por vejnë e vinë avionët e trafikut të drogës. Nuk përgjigjet Rama, nuk ka ndërmend ta fotografojë territorin, pasi e di mirë se çdo kodër e çdo pëllëmbë e vendit është mbjellë me kanabis. Mbulimi i vendit me kanabis, bandat, trupat e armatosura në ara që ruajnë, avionët transportues, shefat e policisë që japin garanci e siguri, janë e gjitha pjesë e biznesit qeveritar të drogës”, tha Zoit Noka në konferencën për shtyp.
Që prej një muaji, deputeti Flamur Noka i ka kërkuar zyrtarisht Kryeministri Rama monitorimine parcelave mbjellë me kanabis, me anë të avionëve italianë. Zoti Noka është shprehur se ky monitorim mund të bëhet nga policia italiane, pasi që prej vitit 2011 ka një marrëveshje bashkëpunimi mes dy shteteve për luftën kundër trafikut të drogës.