
Pas publikimit të përgjimeve të të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, SPAK ka pohuar se do të komunikojë të hënën me prokurorinë italiane.
Në një deklaratë për Ora News, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se “hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali” dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri “do të vendosim pasi të komunikojmë me palën italiane.”
Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.
E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.
Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu dhe këtu.