SPAK për përgjimet e Ndrangheta-s: Do komunikojmë të hënën me autoritetet italiane

Nga Exit News
SPAK për përgjimet e Ndrangheta-s: Do komunikojmë të hënën me autoritetet italiane

Pas publikimit të përgjimeve të të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, SPAK ka pohuar se do të komunikojë të hënën me prokurorinë italiane.

Në një deklaratë për Ora News, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja tha se “hetimi aktualisht po zhvillohet në Itali” dhe se për nisjen e një hetimi në Shqipëri “do të vendosim pasi të komunikojmë me palën italiane.”

Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, nxorri në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama dhe përfshirjen e tyre në tendera korruptivë e leje ndërtimi.

E gjithë skema e pastrimit të parave të mafias italiane në Shqipëri dyshohet se kap vlerën e 250 milionë eurove.

Për të lexuar më shumë për përgjimet e grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s, ku dolën në pah lidhjen e tyre me zyrtarë të Bashkisë Tiranë e qeverinë Rama, klikoni këtu dhe këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>