13 partitë aleate i sollën mbi 62 mijë vota koalicionit të PD-së

Nga Exit News
13 partitë aleate i sollën mbi 62 mijë vota koalicionit të PD-së

Rreth 10 përqind, ose 62 589 vota të koalicionit Aleanca për Ndryshim të Partisë Demokratike, PD-AN u sollën nga 13 partitë aleate në zgjedhjet e 25 prillit.

Votat e secilës parti aleate është e vështirë të llogariten, por duke llogaritur numrin e votave preferenciale për kandidatët mund të krijohet një përafrim.

Nga 153 kandidatë në listën e koalicionit PD-AN, 24 kandidatë ishin të partive aleate dhe 129 kandidatë të PD-së.

62 589 persona kanë votuar për kandidatët e partive aleate të PD-së, në zgjedhjet e 25 prillit. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2009 dhe vitit 2013, aleatët e PD-së kanë marrë më pak vota.

Në zgjedhjet e vitit 2009 ata morën rreth 102 mijë vota dhe në zgjedhjet e vitit 2013, rreth 152 mijë vota.

Në zgjedhjet e vitit 2017 votat për këto parti nuk mund të përcaktohet pasi ato kandiduan në një listë me PD-në dhe atëherë nuk votohej për kandidatët.

Partia aleate më e votuar është PDIU, me 16 630 vota, e ndjekur nga Partia Lëvizja e Legalitetit, PLL  me 12 376 vota, Partia Agrare Ambjentaliste, PAA me 8 190 vota dhe Partia Republikane, PR me 8 149 vota.

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU-së ishte kandidati më i votuar ndër aleatët e PD-së, i dyti ishte Fatmir Mediu i PR dhe i treti Petrit Doda i PLL. Vetëm 7 kandidatë të partive aleate fituan mandat në Kuvend.

Marrë nga emisioni ‘Me pak fjalë’, në Euronews.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>