13 qershor, zgjedhjet për kryetar të ri të PD-së

Nga Exit News
13 qershor, zgjedhjet për kryetar të ri të PD-së

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të dielën u vendos që zgjedhjet për kryetarin e ri të zhvillohen në 13 qershor.

Ndërkohë, kandidatët kanë një javë kohë, nga data 16-22 maj të paraqesin kërkesën për kandidim, dhe një tjetër javë që të zhvillojnë fushatë në të gjithë strukturat e partisë.

Propozimi është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili ka thënë:

Secili prej anetarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien, të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabrartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual.”

Bardhi gjithashtu ka propozuar që në një mbledhje të veçantë të analizohet puna e gjithësecilit.

“Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm,” shtoi ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>