Cilësia e ujit të detit në zonat bregdetare shqiptare u përmirësua ndjeshëm nga viti 2015 deri në vitin 2019, sipas një raporti të Agjencisë Evropiane të Mjedisit.
Në vitin 2015, raporti gjeti se rreth 40% e zonave bregdetare, baraz me 31 plazhe u klasifikuan si “të dobëta” për sa i përket cilësisë së ujit të detit. Shumica e këtyre plazheve ishin përgjatë bregdetit të Durrësit, një nga destinacionet kryesore turistike të vendit dhe qyteti i dytë më i madh në vend.
Raporti shkruan se shteti i ka kushtuar vëmendje të konsiderueshme përmirësimit të plazheve të Durrësit. Banka Botërore gjithashtu ka investuar në rrjetin e furnizimit me ujë të fshatrave.
Gjithashtu u përmirësua edhe rrjeti I kanalizimeve të ujrave të zeza në zonën e plazhit.
Gjatë viteve të fundit, në Durrës u ndërtuan pesë impianteve të trajtimit të ujërave të zeza që ofrojnë shërbim për pothuajse 500,000 banorë.
Në vitin 2019, vetëm shtatë plazhe u klasifikuan si ‘të dobëta’. Kjo do të çojë në një mundësi më të mirë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Raporti vë në dukje se turizmi ndihmon në 8% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).
Plazhet të cilat përbëjnë problem janë në Sarandë, Vlorë dhe Durrës.
Raporti gjithashtu ngriti alarmin e tharrjes së liqeneve për shkak të thatësirës.
Pavarësisht këtij vlerësimi pozitiv, Shqipëria ka ende problem me mbetjet plastike që depozitohen në det. Bashkia e Tiranës është shkelësi i 4-të më i madh për depozitimin e mbetjeve dhe plastikës në det.