Ministri grek Nikola Kotzias bën zero çështjen çame

Ministri grek Nikola Kotzias bën zero çështjen çame

Ministri i Jashtëm grek Nikola Kotzias deklaroi sot se çamët e shpërnguluar nga Greqia pas Luftës së Dytë Botërore ishin bashkëpunëtor të nazismit dhe kjo ishte arsyerja e shpërnguljes së tyre.

Ministri grek dha një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, pas takimit mes tyre.

Më poshtë, janë disa nga citimet e tij kryesore:

  • Ekzistojnë disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesit gjermanë dhe ngritën ato Komisionet e Kontrollit  dhe të zhvatjes së pasurive të popullsisë tjetër që mbetej në zonat e Epirit. Ata u dënuan nga gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe ligjeve ndërkombëtare dhe në ndryshim nga njerëz të tjerë që jepnin llogari në Europë, u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan.
  • Unë mendoj se duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, se nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe nuk nënkuptojmë Shqipërinë.
  • Kemi një gup shumë të madh çamësh që janë shqiptarë dhe jetojnë në Shqipëri. Janë dhe disa çamë të vjetër, dmth kristianë të myslimanizuar të 1911, të cilët sot janë qytetarë grekë, shtetas grekë.
  • Ne kemi një qasje të ndryshme për çështjen çame dhe të gjitha janë të njohura nga pikëpamja e historisë.

Në lidhje me ligjin e luftës ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, ministri Kotzias u shpreh se:

“Greqia beson se me deklaratën e Këshillit të Ministrit të 1987, ne nuk jemi në luftë. Marëveshja e miqësisë në 1996 është e vërtetë. Nëse ekzistojnë dyshime nga pala tjetër nëse jemi ose jo në gjendje lufte, do të jetë një objekt që do të diskutohet dhe do të gjejmë zgjidhje.”

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>