Skandali i përgjimeve, Partia Demokratike kërkon largimin e Ramës e Tahirit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi sot, kryeministrin Rama dhe ministrin Tahiri si të implikuar në skandalin e pajisjes së përgjimit dhe kërkoi largimin e tyre.

Reagimi i zotit Basha erdhi menjëherë pas pezullimit nga detyra me vendim gjykate  të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako, akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me pajisjen e përgjimit.

“Partia Demokratike nuk do të pranojë koka turku në këtë proces kaq të rëndësishëm për vendin, sigurinë kombëtare. Inkurajojnë hetimin e plotë të zinxhirit që kulmon më Tahirin. Kryeministri Rama po e mban me thonj Tahirin. Kjo nënkupton implikimin e ministrit Tahiri dhe kryeministrit Rama në këtë aferë. Nëse është kështu, dorëheqja e tyre është domosdoshmëri”, u shpreh zoti Basha.

Ai i kërkoi prokurorisë hetimin e të gjithë personave të përfshirë në futjen apo përdorimin e pajisjes së përgjimit në mënyrë të paligjshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>