
Partia Demokratike i bëri thirrje Komisonit Qendror të Zgjedhjeve të mos lejojë kandidimin e Tom Doshit.
Në një deklaratë zyrtare, PD argumenton se Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Partia Demokratike i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të mos e rregjistrojë Tom Doshin në zgjedhjet e 25 Prillit.
Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.”
Ambasadorja amerikane i ka bërë disa herë thirrje KQZ-së të mos regjistriojë kandidatë për deputet të cilëve ju është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara.
Ajo ripublikoi vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes së vend të kryetarit të Partisë Social Demokrate, Tom Doshi.
PSD u regjistrua si parti disa ditë pas deklaratës së ambasadores. Ndërsa Tom Doshi deklaroi se do të jetë kandidatë i kësaj partie në 4 qarqe.