
Të paktën 134 njerëz kanë vdekur papritur që nga e premtja në zonën e Vancouverit, sipas shifrave të departamentit të policisë së qytetit.
Departamenti i Policisë në Vancouver tha se u ishte përgjigjur më shumë se 65 lajmërimeve për vdekjeve të papritura që nga e premtja, me shumicën dërrmuese “lidhur me nxehtësinë”.
Vdekjet u shkaktuan nga një rekord i ri i temperaturave të larta, për të tretën ditë me radhë, duke arritur në 49.5 gradë Celsius në Litton, Kolumbia Britanike.