Basha: Dërgimi i draftit në Kuvend, provokim që do të dështojë

Kreu i PD-së Lulzim Basha e quajti dërgimin e draftit të reformës në Kuvend nga shumica një akt të ulët provokimi ndaj opozitës.

“I verbuar nga krimet dhe korrupsioni tre vje}ar, Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshëmërinë e tij dhe të bandës që e rrethon, por kjo manovër do të dështojë me turp,” deklaroi kryetari i PD-së Basha, në një konferencë për shtyp.

Ai tha se tentative për të marrë vota nga opozita nuk do të funksionojë dhe se e vetmja mënyrë që PD të votojë pro refomës është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

“Çdo tentativë për të trafikuar qoftë edhe një votë nga opozita do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare,” shtoi Zoti Basha.

Deklarata e Zotit Basha erdhi një ditë pasi shumica dërgoi në Kuvend draftin e reformës, e cila u votua vetëm më votat e PS-së e LSI-së në Komisionin e Posacëm të reformës, përveç neneve për të cilat nuk është arritur dakordësia me PD-së.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>