PD, Këlliçi padit në SPAK kryetarin e komunës Vaqarr

Nga Exit News
PD, Këlliçi padit në SPAK kryetarin e komunës Vaqarr

Belind Këlliçi, kandidat për deputet i PD-së në Tiranë kallëzoi në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, kryetarin e Komunës Vaqar, Gentian Myrto, të enjten.

Këlliçi tregoi se ka dorëzuar në SPAK një audiopërgjim të kryetarit të komunës që kërkon rryshfet ndaj një qytetari. Ai u shpreh se ky audiopërgjim u dorëzua në PD nga nëj qytetarë.

“Flitet për një pazar nga ana e kryetarit për vlerësimin e blerjes së një toke, kërkohet para dhe rryshfet. Gentian Myrto dje ka pasur zyrtarë të komunës, shoferin Bledar Gogën dhe punonjës të hipotekës, të cilët janë kapur në flagrancë duke shpërndarë ushqime dhe provat janë manipuluar në komisariatin numër 6, nga Shefi i krimeve Islam Haka”, deklaroi Këlliçi, për median, para godinës së SPAK.

Ndërkohë, policia po heton në gjendje të lirë Florenc Hoxhën për shkak të përplasjes me Bledar Gogën, të mërkurën në Vaqarr.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>