14 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Po ashtu janë zbuluar 172 të infektuar të rinj, duke e çuar totalin në mbi 10 419 të infektuar.
Në total në Kosovë ka ende 4020 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.
142 pacientë janë shëruar, ndërsa 341 të infektuar kanë humbur jetën që prej 13 marsit, kur dhe u zbuluan rastet e para në vend.