Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Anjeza Shabanin, administratoren e kopshtit privat që akuzohet për dhunimin e fëmijës 3-vjeçar.
Mbi Zonjën Shabani përveç akuzave për dhunë ndaj personave të mitur e të pambrojtur, rëndon dhe akuza e menaxhimit të një biznesi të palicensuar dhe shmangia e detyrimeve tatimore.
Anjeza Shabani u arrestua më 20 qershor, pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej duke goditur fëmijën 3-vjeçar, në ambientet e kopshtit privat në Sauk të Tiranës.