Eurodeputeti Fabio Massimo Castaldo i është bashkuar eurodeputetëve Kukan e Fleckenstein për të dënuar shit-blerjen e votës për miratimin e reformës në drejtësi.
Eurodeputeti Castaldo, njëkohësisht dhe anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme në PE, u shpreh se shit-blerja e votës për miratimin e reformës së drejtësisë është e patolerueshme në çdo demokraci të denjë për këtë emër.
“Reforma duhet të aprovohet me një qëndrim të përbashkët të forcave politike. Rregullat e lojës shkruhen së bashku nga forcat politike për të garantuar që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit”, u shpreh zoti Castaldo në një intervistë për TV Klan.
Dy eurodeputetët e tjerë Kukan e Fleckenstein deklaruan para disa ditësh se blerja e votave për miratimin e reformën në drejtësi si një akt të papranueshëm për Parlamentin Europian.
Ideja e trafikimi të votave për miratimin e reformës në drejtësi ka kohë që po qarkullon në skenën politike, pasi për miratimin e reformës nevojiten 94 vota, që shumica PS-LSI nuk i ka.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar vazhdimisht se nëse ndonjë deputet i PD-së voton pro draftit të reformës pa u arritur konsensusi për vendet e rezervuara, opozita do të djegë të gjithë mandatet e saj.