Tony Blair “fajtor” për luftën e Irakut

Tony Blair “fajtor” për luftën e Irakut

Vendimi i ish-Kryeministrit britanik Tony Blair për t’ju bashkuar SHBA-ve në pushtimin e Irakut iështë marrë pa patur prova për praninë e armëve të shfarosjes në masë.

Ky ishte përfundimi i hetimit zyrtar mbi rrethanat e përfshirjes së Britanisë në luftën e Irakut për rrëziin e regjimit të Sadam Huseinit.

Hetimi, i cili zgjati 7 vjet, u realizoi nga një komision i posaçëm i kryesuar nga këshilltari i Mbretëreshës John Chiclot.

Publikimi i raportit ka lëkundur reputacionin e ish-kryeministrit Tony Blair.

Raporti pavarësisht se nuk arrin t’i japë përgjigje dy pyetjeve kryesore: “A gënjeu kryeministri Blair për ta dërguar vendin në luftë?” dhe “A ishte lufta e paligjshme?”, “fajëson” ish-kryeministrin Blair për vendimmarrje të pabazuar mbi fakte, për besnikëri të pajustifikuar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe  për drejtim të një qeverie që nuk arriti objektivat e saj.

Pretendimet e inteligjencës britanike se Iraku mund të përdorte armë të shkatërrimit në masë nuk ishin plotësisht të bazuara në fakte dhe pavarësisht të gjithave, planifikimi dhe përgatitjet ushtarake për të sulmuar Irakun nuk ishin të mjaftueshme.

Ndërhyrjet ushtarake në Irak mund të ishin të nevojshme në një pikë të caktuar, por në mars 2003, nuk kishte ende një kërcënim serioz nga lideri Hussein dhe Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbështeste ende inspektimin dhe monitorimin e situatës në Irak, por jo ndërhyrje të armatosur, theksohet në raport.

Bërja publike e deklaratave të Tony Blair pas sulmeve të 11 shtatorit tregojnë se dhe ai vetë nuk ishte i bindur se një luftë e armatosur mund të ishte zgjidhja, por ndoqi vendimin e SHBA-ve pa menduar mirë për pasojat për vendin e tij.

“Ende nuk arrij ta kuptoj se si një opsion ushtarak mund të funksionojë, por besoj se duhet të ketë një përgjigje,” shprej ai në vitin 2012.

Kjo të bën të mendosh se ish-Kryeministri Blair mori një vendim më shumë emocional se racional dhe e bën atë të duket si një viktimë e presidentit amerikan Bush.

Duke ju përgjigjur raportit, në një dalje publike dy orëshe, shumë pranë lotëve, Tony Blair u mundua të shfajësojë veten për një ndër vendimet më të rëndësishme të qeverisjes së tij.

“Ju kërkoj ta vini veten tuaj në vendim tim si kryeministër. E mora atë vendim sepse besova se ishte i drejti. Mund të pendohem për shumë vendime, por vërtetë besoj se jo vetëm u nisa nga qëllime të mira, por dhe se tani do të ishim në një pozicion më të keq nëse nuk do të kishim vepruar ashtu. E di që familjarët e ushtarëve të rënë në luftë nuk do ta harrojnë dhe nuk do të ma falin kurrë këtë vendim!” deklaroi ish-Kryeministri Blair.

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>