Izraeli sulmon sërish Palestinën

Nga Exit News
Izraeli sulmon sërish Palestinën

Izraeli goditiGazën, të  premten, për herë të dytë këtë javë, pasi militantët palestinezë lëshuan përsëri balona me zjarr, në jug të Izraelit.

Incidentet kërcënuan armëpushim midis ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit, që kontrollojnë Gazën, raportoi Radio Evropa e Lirë.

Armëpushimi u ka dhënë fund luftimeve të ashpra muajin e kaluar, që zgjatën 11 ditë.

Ushtria e Izraelit tha se, në përgjigje të balonave të zjarrit, ka goditur “njësite ushtarake dhe një vend për lëshimin e raketave”, që i përkisnin Hamasit.

Balonat shkaktojnë zjarre në tokat bujqësore të Izraelit.

Nga Gaza nuk ka raporte për viktima.

Izraeli kreu sulme ajrore në Gaza edhe më 16 qershor – njësoj në përgjigje të balonave me zjarr.

Ushtria izraelite dhe Hamasi kanë zhvilluar katër luftëra të mëdha.

Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me kontrollin e territoreve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>