
Presidenti Ilir Meta dekoroi sot, 24 qershor, me titullin “Nderi i Kombit” dy kirurgët e famshëm shqiptarë Profesor Petro Cani dhe Profesor Petrit Gaçe.
Profesor Petro Cani, babai i kirurgjisë bashkëkohore shqiptare, ka qënë i parë në Shqipëri që bëri bronkografinë pulmonare operoi kinokokun, operacionin e heqjes së mushkërisë.
Në vitin 1957 operoi për herë të parë zemrën: komisurotomi digitale. Më 5 tetor të vitit 1957 me iniciativën e tij filloi narkoza moderne endotrakiale.
Profesori Petrit Gace themeloi kardiokirurgjinë, kirurgjinë pulmonare, abdominale dhe pediatrike në vend.