15 713 familje kanë përfituar bonusin e bebes. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Rama shkruan në Facebook:
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të triumfit të jetës e të dashurisë, e duke ju informuar se bonusi i bebes (40,000 – 120,000 lekë të reja) u ka shkuar prindërve të 15 713 të porsalindurve në 6 muajt e parë të 2020, ju uroj një të diel të paqtë”
Ndërkohë ministrja Manastirliu pohoi se ka një rritje të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe krahasur me një vit më parë.