Mbi 15 milion persona kanë marrë të dy dozat e vaksinës Covid-19 në Britani, sipas një raportimi nga The Guardian, i cili citon të dhënat e Agjensisë Kombëtare të Shëndetit.
Ndërkohë, numri i përgjithshëm i dozave të administruara në të gjithë vendin qysh nga 8 dhjetori llogaritet mbi 44.6 milion vaksina. Prej tyre, mbi 29.6 milion doza janë administruar si doza të para.
Vetëm në 24 orët e fundit Anglia ka administruar 73,338 doza të para vaksinash antiCovid dhe 160,313 doza të dyta.