Nisë, 84 të vdekur e 150 të plagosur nga sulmi terrorist

Nisë, 84 të vdekur e 150 të plagosur nga sulmi terrorist

84 persona humbën jetën dhe më shumë 150 të tjerë mbetën të plagosur dje në Nisë të Francës, nga një sulm terrorist.

Një kamion frigoriferik, 18 metra i gjatë, hyri me shpejtësi mes turmës së njerëzve në shëtitoren e qytetit bregdetar duke marrë njerëzit përpara.

Policia ka tentuar të qëllojë mbi xhamat e kamionit dhe shoferi, një 31 vjeçar me origjinë franko-tuniziane, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Mësohet se kamioni ka qenë i mbushur me lëndë eksplozive, e cila nuk arriti të shpërthente. Nëse eksplozivi do të kishte shpërthyer, tragjedia do të kishte marrë përmasa të jashtëzakonshme, pasi rrugët e qytetit ishin të mbushur me qytetarë që festonin ditën e pavarësisë së Francës.

Rreth 18 të plagosur janë në gjendje kritike për jetën, mes tyre dhe disa fëmijë, ndërsa policia po kërkon ende të zbardhë ngjarjen.

Deri më tani, Shteti Islamik ISIS ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por policia franceze dyshon se sulmi ishte vepër e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>