“Nëse reforma në drejtësi nuk votohet në 21 korrik, atëherë ka mundësi të zhvillohet referendum.”
Kështu ka deklaruar komisioneri i BE-së për Zgjerim Johannes Hahn sot në Komisionin e jashtëm në Parlamentin Evropian.
Zoti Hahn theksoi rëndësinë e një vendimi me konsensus të të gjitha palëve e sa më transparent. Ai tha se shtyrja e reformës do të sjellë vetëm probleme për vendin.
Komisioneri Hahn ishte dje në Shqipëri, ku së bashku me ambasadoren Vlahutin u takuan me Kryeministrin Rama, kreun e Kuvendit Meta dhe kreun e PD-së Basha për reformën në drejtësi.