Miratimi i reformës në drejtësi, administrata pushim të hënën

Miratimi i reformës në drejtësi, administrata pushim të hënën

Me rastin e miratimit të reformës në drejtësi, Kryeministri Rama vendosi se dita e hënë, 25 korrik do të jetë pushim për administratën publike.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Zoti Rama njoftoi qytetarët:

“Se bashku kemi arritur te paarritshmen ne 25 vjet???Prandaj te henen administrata pushim dhe le te jete nje fundjave e gezuar per te gjithe?”

Ditët e pushimit të administratës publike vendosen me Vendim të Këshillit të Ministrave, por sot ende nuk ka pasur një mbledhje qeverie.

Është e paqartë arsyeja se përse administrata duhet të gëzojë një ditë pushimi, kur ajo nuk kishte asnjë rol në gjithë procesin pothuaj dy vjeçar të diskutimit dhe miratimit të reformës në drejtësi.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>