Të paktën 247 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur nga tërmeti i fortë që goditi Italinë qëndrore, mëngjesin e të mërkurës.
Mes viktimave është të paktën një nënshtetas shqiptar, ndërsa rreth gjashtë të tjerë janë plagosur.
Tërmeti me fuqi 6 ballë goditi rajonet e Lazios, Marches dhe Umbrias. Lëkundjet zgjatën rreth 142 sekonda. Gjatë kësaj kohe u regjistruan 100 goditje, ndër to 55 goditje me intensitet më të lartë se sa 3.3 ballë.
Qytetet me dëme më të mëdha janë Amatrice në Rieti dhe Pescara del Tronto në zonën e Marches, të cilat janë rrafshuar pothuajse krejtësisht.