Partia Demokratike ka denoncuar, të premten, rastin e një familje në Shijak, shtëpia e së cilës është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, dhe që vazhdon të jetojë në çadër në kushte të vështira.
Klodian Luku, tregoi për PD-në, se bashkë me 16 anëtarët e tjerë të familjes së tij, po jetojnë në dy çadra të ngushta, pa marrë asnjë ndihmë nga shteti.
Sipas tij, asnjë ekspert nga bashkia apo shteti nuk ka shkuar të kontrollojë dhe vlerësojë shtëpinë e tij.
Ai gjithashtu tha se shteti ia ka hequr edhe pensionin e invaliditetit që ai kishte 15 vite që e merrte, dhe se ndodhet në gjendje shumë të vështirë ekonomike.