Policia njoftoi sot arrestimin e 17 shqiptarëve, akuzuar për prostitucion dhe shpërndarje droge. Me anë të një operacioni ndërkombëtar, 11 prej të akuzuarve u arrestuan në Itali, pesë në Shqipëri dhe një në Sllovaki. Të gjithë të arrestuarit janë meshkujt të grupmoshës nga 23 deri në 39 vjeç.
Ky grup ushtronte aktivitetin, kryesisht në qytetin e Milanos, në Itali. Ata shfrytëzonin femra shqiptare dhe nga Europa Lindore për prostitucion. Periudha më aktive, si për shpërndarjen e lëndëve narkotike, ashtu dhe për ushtrimin e prostitucionit, ka qënë nga shtatori i vitit 2014 deri në qershor të vitit 2015.