
Një 17 vjeçar nga Saranda u trasportua me helikopter për në Tiranë, pas rënies nga një lartësi prej 2 metrash.
Sipas një raportimi nga Shqiptarja.com, Klajdi Kalemi nga fshati Shelegar ka marr fraktura në kokë dhe trup si pasojë e aksidentit.
Pas marrjes së ndihmës së parë nga mjekët në Sarandë, ai u transferua në gjendje kritike për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.