
Drejtori i Organziatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha të enjten se më shumë se 170 vende të botës u bënë pjesë e planit të shpërndarjes së vaksinës Covid-19.
92 vende prej tyre, të cilat do te fitojnë falas vaksinën nga OBSH, janë vende me ekonomi të ulët ose të mesme.
Dita e premte ishte afati i fundit i aplikimit për të hyrë në Programin e OBSH-së, Covax, per të përfituar vaksinën e koronavirusit.
Drejtori i OBSH-së theksoi se gara për një vaksinë mund të shkaktojë frikë për pasigurinë e tyre.
Ai tha se vaksina e parë e miratuar mund të mos jetë më e mira, “sa më shumë provojmë aq më shumë shanse kemi të prodhojmë një vaksinë efektive dhe të sigurtë”.