Franca miratoi, përpara një muaji, një ligj të i ri pune, i cili i lejon kompanitë të vendosin pagesat dhe kushtet e punës në përputhje me nevojat e tyre.
Sipas Presidentit Hollande, kjo reformë ka për qëllim uljen e papunësisë. Por sipas drejtuesve të sindikatave ky ligj krijon hapësirë për shfrytëzimin e punëtorëve, sepse kompanitë mund të ulin pagesën e orëve jashtë orarit nga 25 për qind në 10 për qind.
Ligjit ka shkaktuar pakënaqësi mes francezëve të cilët kanë filluar protesta kundër qeverisë. Rreth 13 mijë persona marshuan në Paris, ditën e enjte. Më poshtë janë disa foto nga kjo protestë.