Mustafa Nano, në një intervistë për gazetarin Aristir Lumnezi në gazetën “Panorama”, ka folur për qeverisjen e Kryeministrit Rama dhe për largimin e ish- Kryeministrit Berisha.
Exit.al përmbledh më poshtë disa nga pohimet kryesore të Zotit Nano.
- Qeverisja e tij, përsëris, është një klikë e mbyllur dhe e korruptuar.
- Ai ka krijuar një klikë të tijën, që në një masë të madhe është e njëjta klikë e vjetër që sundonte edhe në kohën e Berishës.
- Rama ……. nuk i ka duart e lira. Edhe kreun e një institucioni qeveritar që ka dështuar nuk e heq dot.
- [D]ëshirën time që Berisha të jetë në opozitë, Rama [nuk mundet] ta përdorë si një smokescreen për të fshehur horrllëqet e veta, apo si licencë për të bërë ç’i do qejfi, pa pyetur fare për askënd e për asgjë.
- Ramës i kanë dalë nga kontrolli gjërat dhe mendon se çdo gjë zgjidhet duke marrë nën kontroll median, duke u bërë favore disa biznesmenëve, që deri dje ishin me Berishën, duke marrë në mbrojtje ministra e zyrtarë ose idiotë, ose të korruptuar, duke i kopsitur gjërat me Metën e duke garantuar fitoren e zgjedhjeve tok me LSI-në dhe zgjedhjet do t’i fitojë.
- Kushdo mund ta zëvendësojë një kryeministër, që ka harruar se është zgjedhur për të qeverisur.
- LSI-ja është ajo që është, e sikur kjo parti të mos ekzistonte, punët do të kishin shkuar më mirë në këtë vend.
- Hiq këta që bilbilosin nga Shqupi sot, të tjerët janë ata që ishin. Klika është e palëvizshme.
- Shoh si zgjidhje që socialistët të largojnë Ramën.