180,000 banorë u evakuuan në Kubë pas lajmërimeve për përmbytje nga stuhia tropikale Elsa, të hënën raportoi Associated Press. 2 persona humbën jetën nga stuhia e nisur të shtunën në Republikën Dominikane dhe ishullin Shën Lucia.
Stuhia arriti shpejtësinë prej 104 km/h, në juglindje të Havanës rreth orës 2 të mëngjesit. Të hënën, ajo pritte të kalojë në Kubë e më pas në Florida, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve.
Sipas parashikimeve fuqia e saj pritej të dobësohej por, të shtunën ajo u bashkua me një uragan të kategorisë së parë dhe u shëndërrua në një stuhi tropikale.
Guvernatori i Floridës Ron DeSantis (R) shpalli të shtunën gjendjen e jashtëzakonshme në 15 qarqe përfshirë Miamin.