Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej rreth 200 vjetësh, i zhvillojnë zgjedhjet gjithmonë në të njëjtën ditë, më saktës të martën e parë pas të hënës së parë të nëntorit. (Pra nëse dita e parë e nëntori bie e martë, zgjedhjet mbahen në të martën pasardhëse).
Vendimi për këtë ditë u mor në vitin 1845 nga Kongresi Amerikan.
Muaji nëntor u zgjodh sepse shumica e amerikanëve ishin fermerë e në atë muaj mbaronin vjeljet—nëntori ishte muaji mes përfundimit të të korrurave dhe nisjes së dimrit të gjatë e të ftohtë.
Dita e djelë u përjashtua sepse votuesit nuk mund të udhëtonin ditën e dielë, për shkak se e diela për të krishterët ishte ditë pushimi nga çdo detyrë.
Ndërkohë, infrastruktura në ato vite nuk ishte e zhvilluar—trugët në shumë zona nuk ishin ndërtuar ende—ndaj shpesh njerëzve u duhej më shumë se një ditë rrugë për të shkuar në qendrat e votimit. Për këtë arsye, e hëna qe e pavolitshme si ditë votimi dhe u përjashtua. Natyrshëm, u zgjodh e marta.
Amerikanët që kanë të njejtën kushtetutë prej vitit 1788, me pak amendime, kanë ruajtur të pandryshueshëm edhe këtë ditë votimi.