Shqipëria e treta në botë për numrin e të të burgosurve në burgjet e BE-së

Shqipëria e treta në botë për numrin e të të burgosurve në burgjet e BE-së

Shqipëria renditet e treta në botë për numrin më të lartë të të burgosurve në burgjet e vendeve të Bashkimit Evropian. Në burgjet evropiane ka 5 722 shqiptarë të burgosur. Dy vendet që renditen të parët janë Maroku me 11 706 të bugosur dhe Rumania me 11 511 të burgosur.

Këto përfundime u bënë publike sot nga një grup gazetarësh në EuObserver, një prej mediave kryesore për lajmet lidhur me Bashkimin Evropian.

Gazetarët kanë mbledhur të dhëna nga burgjet e 25 vendeve anëtare të BE-së. Të vetmet shtete, të dhënat e burgjeve të të cilave nuk janë vëzhguar janë Qipro, Malta dhe Kroacia.

Krimet për të cilët janë dënuar të burgosurit variojnë nga trafiqet ndërkombëtare të drogës deri në plagosje e vjedhje.

Shumica e të burgosurve janë emigrantë ilegalë që kanë emigruar në vendet e BE-së për një jetë më të mirë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>