Instituti i Statistikave publikoi sot Vjetarin Statistikor 2011-2015—përmbledhja e statistikave demografike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.
Më poshtë janë disa nga gjetjet kryesore të vjetarit:
- Popullsia e Shqipërisë në vitin 2015 ishte 2 889 000 banorë, nga të cilët 1 461 000 meshkuj dhe 1 428 000 femra.
- Në vitin 2015 vendi kishte 16 mijë banorë më pak se në vitin 2011.
- Zvogëlimi i popullsisë ka ardhur kryesisht si pasojë e migrimit dhe e uljes së numrit të lindjeve.
- Migracioni neto negativ (më shumë banorë largohen se sa kthehen në vend është shkaku kryesor për uljen e popullsisë.
- Mosha mesatare e popullsisë në vitin 2015 ishte 37,2 vjeç, rreth dy vjet më e lartë se mosha mesatare e vitit 2011.
- Mosha mediane e popullsisë në vitin 2015 ishte 35,5 vjeç—pra gjysma e popullsisë është më e madhe se 35,5 vjeç. Krahasuar me vitin 2011, mosha mediane është rritur me 3,2 vite.
- Rritja e moshës mesatare dhe mediane të popullsisë tregon tendencat drejt plakjes së popullsisë.
- Numri i lindjeve është ulur në krahasim me vitin 2011, po vazhdon të jetë më i lartë se sa numri i vdekjeve.
- Numri i lindjeve në vitin 2015 ishte 32 715 foshnje. Krahasuar me vitin 2011, numri i lindjeve ka rënë me 1 570 lindje.
- Numri i vdekjeve në vitin 2015 ishtë 22 000, ose 10 për qind më shumë krahasuar me vitin 2011.
- Në vitin 2015 kishte 233 raste të vdekjeve foshnjore. Krahasuar me vitin 2011 kjo shifër është ulur me 66 vdekje.
- 522 000 është numri i fëmijë nga 0-14 vjeç dhe zë 18,1 për qind të popullsisë. Krahasuar me vitin 2011, numri i kësaj grupmoshë është ulur me 93 000.
- 2 002 000 është numri i popullsisë në moshë pune 16-64 vjeç dhe zë 69,3 për qind të popullsisë. Krahasuar me vitin 2011, numri i kësaj grupmoshë është rritur me 36 000.
- 365 000 është numri i popullsisë mbi 65 vjeç dhe zë 12, 6 për qind të popullsisë. Krahasuar me vitin 2011, numri i kësaj grupmoshë rritur me 41 000.
- Në vitin 2015, jetëgjatësia e femrave është 79,4 vjet, ndërsa e meshkujve 76,1 vjet.
- Krahasuar me vitin 2011, jetëgjatësia e femrave është ulur, ndërsa e meshkujve është rritur.
- INSTAT parashikon se popullsia e Shqipërisë do të plaket në vitet e ardhshme. Në vitin 2060, numri i fëmijëve të moshës 0-14 vjeç do të ulet ndjeshëm, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç do të rritet.