INSTAT: Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet dhe plaket – Pikat kryesore të raportit

INSTAT: Popullsia e Shqipërisë po zvogëlohet dhe plaket – Pikat kryesore të raportit

Instituti i Statistikave publikoi sot Vjetarin Statistikor 2011-2015—përmbledhja e statistikave demografike, shoqërore dhe ekonomike të vendit.

Më poshtë janë disa nga gjetjet kryesore të vjetarit:

  • Popullsia e Shqipërisë në vitin 2015 ishte 2 889 000  banorë, nga të cilët 1 461 000 meshkuj dhe 1 428 000 femra.
  • Në vitin 2015 vendi kishte 16 mijë banorë më pak se në vitin 2011.
  • Zvogëlimi i popullsisë ka ardhur kryesisht si pasojë e migrimit dhe e uljes së numrit të lindjeve.
  • Migracioni neto negativ (më shumë banorë largohen se sa kthehen në vend është shkaku kryesor për uljen e popullsisë.
  • Mosha mesatare e popullsisë në vitin 2015 ishte 37,2 vjeç, rreth dy vjet më e lartë se mosha mesatare e vitit 2011.
  • Mosha mediane e popullsisë në vitin 2015  ishte 35,5 vjeç—pra gjysma e popullsisë është më e madhe se 35,5 vjeç. Krahasuar me vitin 2011, mosha mediane është rritur me 3,2 vite.
  • Rritja e moshës mesatare dhe mediane të popullsisë tregon tendencat drejt plakjes së popullsisë.
  • Numri i lindjeve është ulur në krahasim me vitin 2011, po vazhdon të jetë më i lartë se sa numri i vdekjeve.
  • Numri i lindjeve në vitin 2015 ishte 32 715 foshnje. Krahasuar me vitin 2011, numri i lindjeve ka rënë me 1 570 lindje.
  • Numri i vdekjeve në vitin 2015 ishtë 22 000, ose 10 për qind më shumë krahasuar me vitin 2011.
  • Në vitin 2015 kishte 233 raste të vdekjeve foshnjore. Krahasuar me vitin 2011 kjo shifër është ulur me 66 vdekje.
  • 522 000 është numri i fëmijë nga 0-14 vjeç dhe zë 18,1 për qind të popullsisë. Krahasuar me vitin 2011, numri i kësaj grupmoshë është ulur me 93 000.
  • 2 002 000 është numri i popullsisë në moshë pune 16-64 vjeç dhe zë 69,3 për qind të popullsisë. Krahasuar me vitin 2011, numri i kësaj grupmoshë është rritur me 36 000.
  • 365 000 është numri i popullsisë mbi 65 vjeç dhe zë 12, 6 për qind të popullsisë. Krahasuar me vitin 2011, numri i kësaj grupmoshë rritur me 41 000.
  • Në vitin 2015, jetëgjatësia e femrave është 79,4 vjet, ndërsa e meshkujve 76,1 vjet.
  • Krahasuar me vitin 2011, jetëgjatësia e femrave është ulur, ndërsa e meshkujve është rritur.
  • INSTAT parashikon se popullsia e Shqipërisë do të plaket në vitet e ardhshme. Në vitin 2060, numri i fëmijëve të moshës 0-14 vjeç do të ulet ndjeshëm, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç do të rritet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>