Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump në intervistën e tij të parë, transmetuar nga rrjeti televiziv CBS, foli për disa nga masat që do të marrë me ardhjen në detyrë.
Zoti Trump deklaroi se:
- Do të deportojë ose do të fusë në burg rreth 3 milionë emigrantë të paligjshëm me lidhje kriminale.
- Të emëruarit e ardhshëm të Gjykatës Supreme do të jenë “pro jetës” – pra duhet të kundërshtojnë abortin dhe të mbrojnë të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë.
- Nuk do të kërkojë të kthejë mbrapsht legalizimin e martesës mes personave të të njëjtin seks.
- Do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400 mijë dollarësh në vit . Në vend të kësaj shume do të marrë vetëm 1 dollar në vit.
Presidenti i zgjedhur Trump ka bërë të ditur dhe të emëruarit e rinj në ekipin e tij.
Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan (RNC), do të jetë shefi i tij i stafit.
Ndërsa Stehphen Bannon, më parë drejtues ekzekutiv i një media me qëndrime konservatore, i akuzuar nga kritikët si ksenofob dhe mizogjen, do të jetë strategu i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti i zgjedhur Trump do të marrë detyrën më 20 janar 2017.