Amerikanët besojnë se Trump do të sjell prosperitet, por jo paqe

Amerikanët besojnë se Trump do të sjell prosperitet, por jo paqe

Amerikanët besojnë se administrata e Donald Trump do të përmirësojë ekonominë. Por ato mendojnë se presidenti i zgjedhur do të bëjë shumë pak për mjedisin, për marrëdhëniet racore apo për qëndrimin e vendin jashtë luftërave.

Një sondazh i Gallup i publikuar të hënën testoi pritshmëritë e amerikanëve për 17 çështje të ndryshme të administratës së Trumpit.

Rezultatet e sondazhit zbuluan se amerikanët kanë besimin në aftësitë e Donald Trump për të menaxhuar ekonominë dhe për të siguruar vendin nga terrorizmi. Por besimi në Trump është më i ulët se sa ai për Barack Obamën në vitin 2008.

Sipas sondazhit të kryer më 10-11 nëntor, rezultatet tregojnë se:

  • 62 për qind e të intervistuarve besojnë se Trump do të “ulë papunësinë dhe do të krijoj vende të reja pune”;
  • 60 për qind prej tyre shprehen se Trump do të “përmirësojë ekonominë”;
  • 57 për qind e amerikanëve thanë se SHBA-të do të ishin më të sigurta nga aktet terroriste nën administratën e Trump;
  • 59 për qind u shpreh se Trump do të kontrollojë emigracioni e paligjshëm, rreth 35 për qind më shumë se sa ato për administratën Obama;
  • 44 për qind prej tyre mendojnë se administrata e Trump do të përmirësojë kushtet e minoriteteve dhe të të varfërve;
  • 35 për qind mendojnë se administrata e tij do të përmirësojë marrëdhëniet racore;
  • 39 për qind e të intervistuarve mendojnë se do të përmirësohen ndasitë politike në SHBA – krahasuar me 54 për qind të atyre të intervistuar në 2008, gjatë presidencës së Obamës;
  • Pritshmëritë janë më të zbutura në çështjet si: përmirësimi i arsimit – 53 për qind, përmirësimi i sistemit shëndetësor – 52 për qind, propozimi i kandidaturave më të mira për gjyqtar në Gjykatën e Lartë – 52 për qind, ulja e taksave – 51 për qind dhe ulja e borxhit të buxhetit federal – 47 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>