2 shqiptarë nuk pranuan riatdhesim nga kampi Al Holi

Nga Exit News
2 shqiptarë nuk pranuan riatdhesim nga kampi Al Holi

Dy shqiptarë në kampin e Al Holit në Siri nuk kanë pranuar të riatdhesohen.

“Ka dhe persona që kanë refuzuar, por që nga informacionet thuhet se janë pengje, pengje brenda kampeve. Frikën e kanë se gjatë momentit të shkëputjeve mund t’ju merren jetën. Në dijeninë tonë ka dy persona që kanë refuzuar, dhe nuk kanë bërë hapin për t’u paraqitur”, u shpreh Kryeministri Rama në konferencën oër shtyp të dielën, pas kthimit nga Siria.

Nga operacioni i shpëtimit u riatdhesuan 19 persona, 5 gra dhe 14 fëmijë.

Rama u shpreh se ata do të mbahen në një strukturë të përgatitur enkas për to, do të ekzaminohen fizikisht dhe psikologjikisht dhe do të qendrojnë në karantim për një periudhë të shkurtër kohe.

“Operacionet e kësaj natyre janë të vështira janë kampe lufte. Në këtë drejtim puna që bëhet, është e dyfishtë. Ka pasur rrezik vërtetë dhe për jetët e personave të përfshirë në operacion”.

Ky është operacioni i dytë i shpëtimit nga kampi në Siri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>