2 të infektuar me Covid-19 mes stafit të presidentit Trump

Nga Exit News
2 të infektuar me Covid-19 mes stafit të presidentit Trump

Sekretarja për median e Zëvendës-Presidentit amerikan Mike Pence është infektuar me koronavirus. Ajo është punonjësja e dytë në Shtëpinë e Bardhë që preket nga Covid-19 në ditët e fundit.

Pak ditë më parë, dhe një prej punonjësve të shërbimit të Trumpit, u infektua. Që të dy të infektuarit punojnë pranë presidentit Trump ose stafit të tij të afërt, duke e rritur mundësinë e transmetimit të virusit tek ai.

Sekretarja Katie Miller është e martuar me Stephen Miller, këshilltar i afërt i presidentit Trump. Ditët e fundit ajo ka qenë në kontakt me Mike Pence, por jo me presidentit.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte ende informacion të saktë nëse Stephen Miller ishte testuar apo nëse kishte pasur kontakte të afërta me stafin presidencial ditët e fundit.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha që stafi që punon me Trumpin testohet rregullisht, por shumë nga stafi i Pence, i cili punon shumë pranë zyrave të stafit të presidentit, testohet më rrallë.

Hera e fundit që Miller u testua dhe rezultoi negative ishte e enjtja, 7 maj.

Presidenti Trump tha se ai nuk është i “shqetësuar” për përhapjen e virusit në Shtëpinë e Bardhë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>