
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të enjten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga komunat Prishtinë dhe Skënderaj.
Ndërkohë, nga testimi i 3 134 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 55 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 319 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 100 943 raste.
Mbeten 3 940 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 120 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 237 pacientë kanë humbur jetën.