
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga komunat Prizren dhe Mitrovicë.
Ndërkohë, nga testimi i 2 816 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 58 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 101 099 raste.
Mbeten 3 840 raste aktive.
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 178 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 239 pacientë kanë humbur jetën.