2 viktima dhe 58 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Nga Exit News
2 viktima dhe 58 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bëri me dije të premten se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 viktima nga komunat Prizren dhe Mitrovicë.

Ndërkohë, nga testimi i 2 816 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 58 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 156 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 101 099 raste.

Mbeten 3 840  raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 107 178  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 239 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>