Dy pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 51.
Një 76-vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar mpiksje gjaku në një prej arterieve që furnizon mushkërinë.
Ndërsa viktima tjetër është një 54-vjeçar, i cili kishte probleme me veshkat.