20 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, asnjë nga partitë politike nuk kanë publikuar një material të shkruar të premtimeve elektorale.
Fushata zgjedhore nisi më 25 mars dhe partitë politike dhe kandidatët kanë qënë të zënë me axhendën e fushatës. Ata kanë zhvilluar takime në të gjithë vendin duke premtuar rritje page, ulje taksash, financim të fermerëve, mbrotje të trashëgimisë kulturore, arsimim më të mirë dhe ulje të varfërisë.
Por ata ende nuk kanë publikuar një material të shkruar për premtimet e tyre. Në faqet zyrtare të partive kryesore, PD dhe PS nuk ka asnjë informacion mbi qendrimet e tyre mbi çështje të ndryshme për zgjdhjet.
Të vetmet parti që kanë publikuar një dokument të shkruar janë LSI, Nisma Thurrje, dhe Vetëvendosje.
Ligji shqiptar nuk parashikon asnjë ndalim për mos publikimin e programeve elektorale. Por vetë partitë duke e bërë një gjë të tillë ndihmojnë në procesin e transparencës dhe llogaridhënies.