Rreth 200 biznese në SHBA, të menaxhuara nga firma e sigurisë kibernetike Kaseya, kanë rënë pre e një sulmi kibernetik të premten, duke bërë që kompania amerikane e IT të nxisë bizneset të mbyllin serverat për të shmangur marrjen e virusit.
Sulmet kibernetike me virus (Ransomware) zakonisht përfshijnë mbylljen e të dhënave në sisteme duke përdorur kriptimin, duke i bërë kompanitë të paguajnë për të rimarrë aksesin.
Përfaqësues të kompanisë u shprehën në një postim se sulmi kibernetik mund të ketë qenë i kufizuar në një “numër të vogël” të klientëve të saj.
Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) e SHBA-ve u shpreh se po “ndërmerr veprime për të kuptuar sulmin dhe po i ofron kompanive softuerin e saj.
CISA u bëri thirrje bizneseve të ndjekin udhëzimet e Kaseya dhe të mbyllin shpejt serverat për të shmangur komprometimin e sistemeve.
Këshilli i Sigurimit i KB këtë javë zhvilloi takimin e tij të parë zyrtar mbi sigurinë kibernetike, duke adresuar kërcënimin në rritje të kërcënimeve ndaj infrastrukturës kryesore të vendeve – një çështje që Presidenti i SHBA Joe Biden e ngriti kohët e fundit me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Disa anëtarë të Këshillit të Sigurimit pranuan rreziqet e mëdha të paraqitura nga krimi në internet, veçanërisht sulmet kibernetike ndaj kompanive kryesore.
Kompanitë e shumta amerikane, përfshirë grupin kompjuterik SolarWinds dhe gjigandin global të tregtimist të mishit JBS, kohët e fundit janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike.
FBI ka fajësuar për sulmet hakerat e vendosur në territorin rus.