200 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit

Nga Exit News
200 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit

200 mijë qyetarë janë vaksinuar deri tani kundër gripit, njoftoi të hënën ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Ajo tha se  po vijon vaksnimi kundër gripit në çdo qendër shëndetësore. Sipas ministres janë 368 mijë vaksina këtë vit, 4 herë më shimë se viti i kaluar.

“Janë 368 mijë vaksina ose 4 herë më shumë se viti i kaluar që i siguruam falas për qytetarët. Aktualisht janë rreth 200 mijë vaksina që janë kryer dhe po vijojnë të aplikohen gjatë këtij muaji dhe vaksinat e tjera, të cilat janë në të gjithë zinxhirin ftohës kudo në qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin”, deklaroi ajo gjatë insepktimit të qendrës shëndetësore në Vaqarr.

Manastirliu e cilësoi vaksinimin kundër gripit si “një ushtrim të mirë për t’i paraprirë vaksinës anti Covid”. Ajo tha se qeveria po punon që të sigurojë sa më shpejt vaksinën kundër koronavirusit.

“Ushtrim i mirë për t’i paraprirë vaksinës antiCOVID, për të cilin jemi duke punuar fort në mënyrë që ta kemi sa më shpejt vaksinën e sigurt të disponueshme në vendin tonë” , tha Manastirliu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>