Ikje masive: Gati 10 për qind e popullsisë ka tentuar të emigrojë më 2015

Nga Elva Shima
Ikje masive: Gati 10 për qind e popullsisë ka tentuar të emigrojë më 2015

Rreth 65 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE-së, gjatë periudhës tetor 2014 – tetor 2015, sipas revistës britanike The economist.

Shqipëria është renditur, kështu, e pesta në botë për numrin e azilkërkuesve në BE gjatë kësaj periudhe, pas Sirisë me rreth 319 mijë azilkërkues, Afganistanit me 146 mijë, Irakut me 104 mijë dhe Kosovës me 93 mijë.

Ndërsa Shqipëria është vend kanditat për në BE, vendet e tjera të pesëshes janë vende jo europiane, në gjendje lufte apo të dalë nga lufta.

Në total, shqiptarët e Shqipërisë dhe të Kosovës përbënë 13 për qind të numrit total të azilkërkuesve në BE, për periudhën tetor 2014- tetor 2015.

Ndërkohë, gjatë muajit tetor 2015, gati 200 mijë shqiptarë aplikuan për llotarinë amerikane, direkt ose si familjarë te aplikuesve.

Kjo do të thotë që numri i personave që kanë kërkuar të emigrojnë në BE dhe SHBA, gjatë periudhës një vjeçare në fjalë, ka qenë rreth 265 mijë ose gati 10 për qind e popullsisë.

Numri total i emigrantëve apo atyre që kanë tentuar të emigrojnë është akoma më i lartë, pasi gjatë kësaj periudhe, mijëra qytetarë kanë emigruar në BE dhe SHBA përmes proçedurave të bashkimit familjar, ose kanë aplikuar për emigrim në vende jashtë BE-së dhe SHBA-ve, veçanërisht në Kanada.

Nëse do të shtonim edhe qytetarët që kanë emigruar ilegalisht, pra pa aplikuar formalisht për emigrim, numri bëhet edhe më i lartë

Një prirje e këtyre përmasave për emigrim është, deri diku, e zakonshme për vende të përfshira në konflikte të mëdha sociale ose luftra, apo të goditura nga katastrofa të mëdha natyrore.

Shqipëria është, pa asnjë dyshim, përjashtim botëror për një vend në paqe.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>