
2102 drejtues mjetesh u gjobitën në dy ditët e fundit në të gjithë vendin. Policia njoftoi se 13 drejtues mjetesh u arrestuan, 10 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërsa, 77 leje drejtimi u pezulluan. Ndër to 64 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. 2012 masa administrative për shkelje të kodit rrugor. Ndër to:
556 masa administrative për parakalime të gabuara.
511 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.
419 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
312 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
187 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
27 masa për shkelje të semaforit.