
Në Shqipëri janë vaksinuar me dy doza kundër COVID-19, 212 418 qytetarë.
Lajmin e ka dhënë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook.
Janë 239 616 persona kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Vaksinat kundër COVID-19 që po përdoren në Shqipëri janë Pfizer, Astrazeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Mbi 750 mijë doza kanë mbërritur në total që prej muajit janar.